Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flet babai i të miturës që u rrah në Gjilan: Ishte për arsye xhelozie, ato vajza janë konsumuese të substancave narkotike

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 17:53
Flet babai i të miturës që u rrah në Gjilan: Ishte për arsye xhelozie, ato vajza janë konsumuese të substancave narkotike

Një vajzë e mitur është rrahur brutalisht ditë më parë nga disa bashkëmoshatare në një objekt të pabanuar në Gjilan, shkruan Gazeta Demos.

E për këtë rast të tmerrshëm ka folur babai i vajzës në fjalë, Arben Krasniqi.

Ai në një intervistë për Vox Kosova, tha se motivi i rrahjes ishte për arsye xhelozie jo për diçka objektive që kishte të bënte me vajzën e tij.

”Fillimisht vajza është shantazhu, është mashtru kinse po shkojnë me ndejtë te një shoqe. Dy vajza e kanë marrë dhe e kanë dërgu në atë objektin e pabanuar, e në objektin e pabanuar e kanë pritë 4 vajza tjera, ato ma agresive që kanë ushtru dhunë. Edhe pastaj për një orë përafërsisht, ka zgjatë rrahja, maltretimi, kërcënimi, abuzimi, poshtërimi. Nuk gjrjë fjalë me thanë. Çfarë ka ndodhur aty? Imagjinoni çfarë dhune është e regjistrume në telefon, por paramendoni çfarë dhune tjetër ka mundur të ketë, momentet, minutat që nuk janë të regjistrume plus asaj. Prej të gjithëve në familje vajza, ndoshta prej të gjithëve ndodhta prej mërzisë që neve familjarëve mos të na bëjë merak, po mbahet më e fortë se ne, ta them të drejtën. Unë kam biseduar me vajzën, nuk kam dashur me bisedu për detaje sepse nuk dua që vajza ime ta përjetojë tmerrin edhe njëherë tjetër. Por po them që dhuna ka qenë e planifikume, e organizume disa ditë më herët, vetëm për arsye xhelozie, asnjë arsye objektive, asnjë arsye reale, asnjë arsye njerëzore nuk ekziston ndaj vajzës sime. Vetëm motivet kanë qenë të xhelozisë, edhe kam marrë vesh më vonë se vajzat duke tentu të tregohen gangstere edhe tregohen të forta në rrethin ku jetojnë, me kënd shoqërohen e kanë ndërmarrë një hap të tillë”, thotë ai.

Tutje ai thotë se ka fakte se ato vajza që morën pjesë në dhunën e bijës së tij, janë përdoruese të substancave narkotike.

”Kam fakte që vajzat, disa prej vajzave që kanë marrë pjesë në dhunën ndaj vajzës sime janë konsumuese të substancave narkotike. Posedoj fakte të cilat i kam deponuar në polici dhe prokurori, janë konsumuese të substancave narkotike, domethënë vajza të moshës 13-14 vjeçare”, tha ai .

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
  • 17:16I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin