Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flamuri i UÇK-së në Hagë: Avokatët e mbrojtjes japin mesazh përmes një fotografie simbolike

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 11:41
Flamuri i UÇK-së në Hagë: Avokatët e mbrojtjes japin mesazh përmes një fotografie simbolike

Avokatja ndërkombëtare Annie O’Reilly, pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara, ka ndarë një reflektim të drejtpërdrejtë për përmasat dhe sfidat e procesit gjyqësor në Hagë.

Në një postim publik, ajo thekson se më shumë se pesë vite pas paraburgimit të klientëve të saj, procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit tashmë është mbyllur, duke e cilësuar këtë si një rast jashtëzakonisht të vështirë.

“Për të gjithë ne, jetët personale u shtynë në një qoshe, ndërsa përpiqeshim ta çonim përpara këtë gjykim monumental. Kërkoi përgatitje të pafundme të dëshmitarëve, draftime, stres, kaos, pasiguri dhe refuzime të vazhdueshme, që, të jem e sinqertë, ishin shpesh demoralizuese”, shkruan O’Reilly.

Ajo përmend gjithashtu edhe sakrificat personale gjatë këtij procesi, përfshirë humbjen e një kolegu dhe sfidat e balancimit të jetës private, duke nënvizuar intensitetin e përfshirjes në këtë rast.

Megjithatë, në fund të reagimit të saj, O’Reilly shpreh krenarinë për punën e bërë dhe për faktin që ka qenë pjesë e këtij ekipi dhe e komunitetit ndërkombëtar të mbrojtjes penale.

Në fotografinë që shoqëron këtë postim, krahas ekipit ndërkombëtar të mbrojtjes, shihet edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i cili ka qenë pjesë e mbrojtjes që nga fillimi i procesit.

Annie O’Reilly

Më shumë nga Lajme

  • 08:07Edhe sot kufizohet qarullimi për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
  • 08:05Behrami: Kurti më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit
  • 08:00Protestë sot në Dragash, përshkak të mungesës së ujit të pijshëm
  • 07:5724 persona janë trajtuar në QKUK nga lëndimet e marra në aksidente
  • 07:56Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë