Ish-deputeti dhe themeluesi i kompanisë kreative “Karrota”, Fisnik Ismaili, ka qenë së fundmi i ftuar në “Shok Podcast” të moderuar nga Fis Juniku, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1.
Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Ismaili ka ndarë për herë të parë detaje të thella mbi periudhën e vështirë financiare që kishte kaluar gjatë dhe pas angazhimit të tij politik.
Gjatë intervistës, ai tregoi se hyrja në politikë si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe më pas kalimi në Partinë Socialdemokrate – jo vetëm që nuk i kishte sjellë përfitime, por përkundrazi i kishte shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.
“Lirisht mund të them që jam politikani i vetëm shqiptar që kam hyrë me do para dhe kam dalë pa to kur kam dalë prej politikës. Krejt marrin, unë në minus kam qenë — minus gjysmë milioni. Gjysmë milioni minus kur kam dalë prej politikës”, rrëfeu ai, duke theksuar se periudha e angazhimit politik e kishte larguar nga biznesi i tij kryesor.
@shokpodcast Fisnik Ismaili Unfiltered – Gjys Milioni i kom hup ne Politike….. #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound – ShokPodcast
