Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fillon shqyrtimi i ankesave në PZAP

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 08:29
Fillon shqyrtimi i ankesave në PZAP

Me përfundimin e afatit për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është bërë e ditur se janë dorëzuar 7 sosh lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Ky institucion ka në dispozicion 96 orë për t’i shqyrtuar, pesë ankesa nga subjektet politike dhe dy të tjera nga një kandidat për deputet.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të ketë 96 orë në dispozicion për t’i shqyrtuar 7 ankesa, që i janë adresuar këtij institucioni, mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit.

Në një përgjigje me shkrim, nënvizohet se pesë ankesa janë nga subjektet politike dhe dy të tjera nga një kandidat për deputet të Kuvendit, për legjislaturën e ardhshme.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka deponuar dy ankesa. Njëra prej tyre ka të bëjë me shpërndarjen e ulëseve në Kuvend, ndërsa tjetra lidhet me parregullsi të pretenduara gjatë numërimit të votave me postë.

Ndërkohë që 5 ankesa të tjera vijnë nga subjekte politike në radhët e pakicave. Dy ankesa i ka parashtruar Lidhja e Re Demokratike që ndërlidhen me pretendime për parregullsi me vota, konkretisht me fletëvotimet.

Një ankesë për parregullsi në votim kanë paraqitur edhe Koalicioni PAI, PDAK, LPB, si dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

E Lista Serbe ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj. Në mbledhjen e fundjavës, kur KQZ-ja shpalli rezultatet e zgjedhjeve, anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër e ata të Partisë Demokratike abstenuan.

“Lufta politike, beteja politike është legjitime, por a duhet në proceset të cilat janë edhe emergjente, të veprohet kështu, është çështje që duhet adresuar pikërisht këtyre subjekteve politike, në këtë rast atyre që votuan kundër dhe atyre që abstenuan. Pra, nuk duhet as dramatizuar, por as minimizuar, por thjeshtë është një betejë politike që subjektet politike e bëjnë në momente të caktuara, për qëllimet e tyre politike”, ka thënë Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike.

Në Vetëvendosje folën për votimin kundër, ndërsa anëtarët e PDK-së që abstenuan, nuk u deklaruan.

Edhe Misioni i OSBE-së në vend, në reagimin e vet ka nënvizuar se po i monitoron nga afër zhvillimet, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli të shtunën rezultatet përfundimtare të

zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit, duke miratuar listat përbërëse të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe. Misioni thekson nevojën për respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si një mjet për të siguruar siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhorë.

pzap

Më shumë nga Lajme

  • 15:352.11 milionë euro për banim social në Rahovec, Latifi tregon ku do të investohen paratë
  • 15:28Pritje deri në 30 minuta për dalje nga Kosova në Jarinjë, kolona 500 metra
  • 15:27Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
  • 15:26E dhimbshme: Sot varroset i moshuari që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Lluzhan
  • 15:08Krim brenda familjes në Greqi: Shqiptari vret gruan me thikë para syve të fëmijëve