Rreth orës 07:30 të mëngjesit, sot në bregun e Liqenit të Ujmanit, siç raporton media lokale “Mitropol”, kanë arritur makineritë për të nisur shembjen e 11 vilave ilegale.

Afati për lirimin e objekteve të kompanisë “Ibër-Lepenc” ka skaduar më 15 korrik të këtij muaji.

Policia e Kosovës konfirmoi se po ofron asistencë në Liqenin e Ujmanit këtë mëngjes.