Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 08:04
Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

Fillojnë kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë në Lipjan nga profile të rreme në rrjete sociale, të cilat përdorin gjuhë fyese, denigruese dhe etiketime të rënda kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas Sinjalit, një zyrtar policor nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar në Facebook nga një profil me emrin “Ha Wk”, ku janë shpërndarë publikisht fotografi të tij dhe bashkëshortes së tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police (organizatë terroriste)” .

Përveç kësaj, i njëjti profil ka publikuar edhe fotografi të zyrtarëve të tjerë të Stacionit Policor në Lipjan, me mbishkrime si “Kosovo Police terrorist group” , duke përhapur gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi që ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie te zyrtari dhe familja e tij.

Sipas të njëjtave informacioneve, rasti është konsideruar i ndjeshëm dhe me rrezikshmëri të lartë, ndaj janë njoftuar menjëherë: Njësia e hetimeve rajonale, Prokurori për krime të rënda dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Pas vlerësimit të përmbajtjes dhe natyrës së kanosjes, rasti është transferuar te Njësia për Hetime Kibernetike, e cila tashmë ka nisur procedurat për identifikimin e autorit pas profilit të rremë dhe për vlerësimin penal të veprave të kryera përmes rrjeteve sociale.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa institucionet po e trajtojnë rastin si kërcënim serioz ndaj sigurisë së zyrtarëve policorë dhe autoritetit të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat