Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Fetah Paçarizi, 89-shi i PDK-së: Ish-ushtari i UÇK-së në garën për kuvend

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 16:03
Fetah Paçarizi, 89-shi i PDK-së: Ish-ushtari i UÇK-së në garën për kuvend

Fetah Paçarizi ishte i inkuadruar në lëvizjen ilegale LPRK që në rininë e hershme. Ish-i burgosur politik nga regjimi në moshë të re, ish-ushtar i UÇK-së dhe i UÇPMB-së. Ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë, me titullin shkencor Master i Shkencave dhe Arteve të Bukura .

Për një dekadë (10 vite) ka qenë drejtor i përgjithshëm i Teatrit Profesional “Bekim Fehmiu” në Prizren, gjatë së cilës ka krijuar ansamblin rezident, nënkodin buxhetor dhe, rrjedhimisht, rekrutimin në paga shtetërore të stafit artistik, administrativ dhe teknik të teatrit. Gjithashtu, ka udhëhequr procesin e emërtimit të teatrit me emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiu.

Si drejtor dhe udhëheqës i projekteve teatrore, ka realizuar shfaqje me nivel të lartë artistik, të vlerësuara me mbi 40 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare , si dhe me dy çmime nga MKRS për shfaqjet më të mira në nivel të Kosovës, duke e bërë Teatrin e Prizrenit një nga teatrot më të respektuara në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vitet 2019–2020, për gati një vit, ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të QKK-së. Në vitin 2015 ka marrë çmimin “Punëtori i Vitit për Kulturë” nga DKRS; në vitin 2017 çmimin për aktorin më të mirë nga DKRS; në vitin 2020, mirënjohje për kontribut maksimal për Teatrin e Prizrenit në Ditën Botërore të Teatrit; ndërsa në vitin 2021, mirënjohje nga Komuna e Prizrenit (Kryetari i Komunës) për menaxhimin me sukses të teatrit gjatë periudhës dhjetëvjeçare.

Aktualisht është kandidat për deputet në listën e PDK-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga i cili pritet një përfaqësim serioz dhe dinjitoz, si dhe të jetë një zë i fuqishëm për interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në fushën e kulturës, artit dhe sportit .

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Eman Rrahmani: Gabim ishte ndalja e protestës, Kurti do ta votojë Ligjin për Specialen dhe më pas do të thotë se nuk ka efekt
  • 22:01Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin
  • 21:48Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova
  • 21:42Ganimete Musliu reagon për dështimin e konkursit për Bordin e RTK-së: Asnjë kandidat shqiptar nuk u paraqit në intervistë
  • 21:41Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel