Menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve.

I dyshuari, sipas Policisë, ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka thënë Policia.