Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fermerët e qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë, paralajmërojnë dalje me traktorë dhe cisterna

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 16:58
Fermerët e qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë, paralajmërojnë dalje me traktorë dhe cisterna

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë paralajmëruar protestë për nesër para Ministrisë së Bujqësisë, duke e cilësuar atë si të pashmangshme pas mbylljes së përkohshme të fabrikës “Vita” në Istog, për shkak të një aksioni të Ministrisë.

Në njoftimin e tyre, fermerët bëjnë të ditur se vendimi për protestë është marrë në mënyrë unanime në takimin e mbajtur më 5 korrik 2026.

“Ne takimin e mbajtur me antarsine e shoqates me 05.07.2026, unanimisht u vendos qe neser i bejme thirrje te gjithe fermereve te marrin pjese ne protesten e paralajmeruar per date 06.07.2026 ne oren 13.00 prane Ministrise se Bujqesise”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, protesta vjen si pasojë e mosgrumbullimit të qumështit të freskët nga fermat.

“Protesta eshte e pashmangshme me situaten e krijuar per mos grumbullim te qumeshtit te fresket nga fermat tona, duke hasur ne vesh te shurdher tek akteret kopetent”, thuhet tutje në njoftim.

Fermerët kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre, të cilat janë: Rifillimi i menjëhershëm i grumbullimit të qumështit; Publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqet dyshimi mbi produktet vendore dhe Kthimi i çmimit të mëparshëm për të shpëtuar fermat nga falimentimi.

Ata kanë bërë të ditur se protesta do të zhvillohet me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit, ndërsa kanë ftuar qytetarët që të marrin bidona për t’u furnizuar me qumësht pa pagesë.

“Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese”, thuhet në njoftim

Fermeret

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit