Përfaqësuesit e fermerëve si dhe të qumështores “VITA”, në një konferencë për shtyp, po kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë, që udhëhiqet nga Armend Muja, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që t’i publikojnë rezultatet e mostrave të marra më datën 02.07.2026, në menyrë që të mos demtohen fermëret.
Elvir Uka, përfaqësues i fermerëve dhe i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, ka thënë se janë mbledhur para AUV-së për t’i prezantuar kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë me publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga “VITA”. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe arsyen se pse, sipas tij, ka gjithë kjo paqartësi ndaj produkteve vendore.
Ata gjithashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të publikohen rezultatet e qumështit “VITA”, në mënyrë që të mos ketë probleme rreth grumbullimit të qumështit në ditët në vijim, për shkak të stoqeve të krijuara në qumështoren “VITA”.
Tutje, këta fermerë kanë kërkuar kontroll edhe ndaj produkteve të huaja që janë në treg me çmime shumë të ulëta, në mënyrë që qumështoret vendore të rrisin grumbullimin e qumështit.
