Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ferizaj: E kishte të ndaluar vozitjen deri në shtator, kapet nga policia dhe ndëshkohet me 500 euro dhe i merret vetura

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 18:12
Ferizaj: E kishte të ndaluar vozitjen deri në shtator, kapet nga policia dhe ndëshkohet me 500 euro dhe i merret vetura

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më 13 korrik, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi”, janë ndaluar dy shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në trafik.

Shoferi A.H., 45 vjeç, u kap duke drejtuar një veturë të tipit Golf me 104 km/h në një zonë me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.

Ai është gjobitur me 300 euro, i janë dhënë 3 pikë negative dhe i është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj.

Ndërkohë, shoferi tjetër, L.M., 20 vjeç, po ngiste një Audi me 89 km/h në të njëjtën zonë.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj.

Gjatë verifikimit, është zbuluar se ai kishte një masë aktive ndalimi të drejtimit që nga data 12 qershor deri më 11 shtator 2025.

Për këtë shkelje të përsëritur, L.M. është dënuar edhe me një gjobë shtesë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim shtesë të drejtimit për 6 muaj dhe konfiskim të veturës.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rrepta për të rritur sigurinë në trafik dhe u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet përmes raportimeve dhe respektimit të rregullave të trafikut

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:18“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
  • 13:56Krimi tronditës: Nëna amerikane pranon se vrau foshnjën pasi humbi kujdestarinë
  • 13:35“Liria ka Emër” organizon tubim në Hagë në ditën e aktgjykimit
  • 13:20Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
  • 13:11Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit