Kryetari aktual, njëherit kandidat edhe për një mandat në krye të Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se në Ferizaj është ndërtuar një strehimore për qentë endacak, shkruan GazetaDemos.
Aliu ka ndarë edhe një video nga strehimorja, ku thotë që kjo strehë ofron kushtet e duhura.
“Për herë të parë Ferizaj bëhet me Strehimore të Qenve Endacak një strehë kjo që ofron kushtet e duhura, me infrastrukturën e nevojshme, kujdesin profesional dhe që do të eliminoj rrezikun nga qentë endacak”, u shpreh ai.
Tutje, kryetari i Ferizajt tha se kjo strehimore do të shtoj sigurinë publike për qytetarët.
