Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se mbrëmë është takuar me përfaqësues të lagjeve dhe me strukturat e partisë në Saradran, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ferati shkruan se në takim u diskutua për punët e kryera katër vitet e fundit dhe si kanë ndikuar ato në këtë zonë.

“Mbrëmë, bashkë me Smajlin, u takuam me përfaqësues të lagjeve dhe me strukturat tona në Saradran. Në këtë takim, përmes bisedave, u ndalëm te punët e kryera në katër vitet e fundit dhe ndikimi i tyre në këtë zonë. Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët, që do ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm, duke iu përgjigjur kërkesave të secilës lagje e çdo fshati. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.