Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, mbrëmë ka zhvilluar një takim me banorët e Dubravës, ku ka marrë përkrahjen e tyre për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ferati u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet rrugëtimit të tij politik.

“Dubrava mbrëmë na priti për të na dhënë përkrahjen e saj për fitoren tonë më 12 tetor. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme,” ka deklaruar Ferati.