Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Feka: Në gjashtë kuti nga 35 klasë ku janë numëruar votat, ekziston dyshimi për keqpërdorim

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 21:32
Feka: Në gjashtë kuti nga 35 klasë ku janë numëruar votat, ekziston dyshimi për keqpërdorim

Zyrtari i PDK-së në Mitrovicë, Elvis Feka, ka folur mbi dyshimet për keqpërdorim të votave në këtë komunë.

Feka thotë se në gjashtë kuti nga 35 klasë ku janë numëruar votat, ekziston dyshimi për keqpërdorim të votave dhe ndryshime të fletëvotimeve nga vendvotimi ku janë vendosur, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse e bëjmë një analizë shumë të thjeshtë, ne kemi pasur një marrëveshje të koalicionit me katër subjekte politike në Mitrovicë, që vetëm komisionerët e vëzhgues, e kanë një gamë prej 800 vëzhguesve e komisionerëve, me të cilët ne kemi punuar vazhdimisht, dhe e kemi parë që ne jemi në votat tona, e trendi edhe i daljes por edhe i votave të kundërkandidati, ka qenë një trend tejet i madh”, u shpreh Feka.

“Pas kësaj, ne iu kemi rikthyer Qendrës së Numërimit dhe kemi vlerësuar që nga 35 klasa që tashmë janë numëruar, janë gjashtë kuti që kanë dyshime të bazuara për keqpërdorim të votave dhe ndryshim të fletëvotimeve nga vendvotimi ku janë vendos”, tha ai.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së hënës, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, u ndalë rinumërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria ishin futur brenda kësaj qendre.

Mirëpo, prokurori Shpëtim Peci ka dhënë urdhrin që rinumërimi të nisë, megjithëse i njëjti nuk u deklarua për media.

Mitrovica

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim
  • 21:52Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës
  • 21:47Balaj: PDK dhe Aleanca duan proces të ri elektoral, s’kontribuojnë në formimin e institucioneve
  • 21:45Kajtazi: Nëse partia e parë nuk e propozon kryeparlamentarin, mund ta bëjnë të tjerët
  • 21:43Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë