Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 19:44
‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për ndalje të gjuhës së rëndë e sharjeve, duke theksuar se, ‘’e kemi amanet prej rilindësve: Feja e shqiptarit është shqiptaria’’.

Çitaku, ka shtuar edhe se, ‘’kemi varre të përbashkëta, kemi dhimbje të përbashkëta, kemi fitore të përbashkëta, kemi një atdhe të përbashkët’’.

Postimi:

Aman, ndalnu pak.

Ndalnu veç një minutë. Para se me shkru. Para se me sha. Para se me e pa tjetrin si armik.

Mendoni.

Kush na don të ndamë?

Kush na don të përçamë?

Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?

Kemi kaluar tepër shumë si popull për me ra sot në këtë grackë.

E kemi amanet prej rilindasve: Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Mos u bëni mashë në beteja që nuk janë tonat. Mos i sillni luftërat e të tjerëve në shtëpitë tona. Mos lejoni që urrejtja e dikujt tjetër të bëhet urrejtja jonë.

Se në këtë tokë, katolikë e myslimanë, besimtarë e ateistë, kemi jetuar bashkë, kemi qarë bashkë, kemi rezistuar bashkë.

Në ditët më të vështira nuk e kemi pyetur njëri-tjetrin si i lutemi Zotit, apo a i lutemi fare.

Kemi pyetur: A je me mua? A je për liri? A je për Kosovën?

Dhe kemi qenë bashkë.

Kjo është Kosova jonë.

Një shtëpi ku kambana e kishës dhe ezani i xhamisë nuk janë kërcënim për njëri-tjetrin. Ku besimi është personal, por atdheu është i përbashkët.

Mos lejoni askënd të na e helmojë këtë.

Kemi varre të përbashkëta. Kemi dhimbje të përbashkëta. Kemi fitore të përbashkëta. Kemi një atdhe të përbashkët.

Aman, ruajeni.

Sepse na kanë nda mjaft të tjerët përgjatë historisë.

Mos e ndajmë ne njëri-tjetrin.

kemikushpërbashkëta

Të ngjashme

Haradinaj: Marre që erdhëm në ditën kur kemi dilema nëse UÇK është në themel, po e rrezikojmë sigurinë kombëtare

Haradinaj: Marre që erdhëm në ditën kur kemi dilema nëse UÇK është në themel, po e rrezikojmë sigurinë kombëtare

11:06

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë