Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 15:48
‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

Akuza për keqpërdorim të fondeve, favore e qëndrime të gabuara, ishin ato që dje, Nasim Haradinaj i adresoi ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, organizatë në të cilën vetë dikur kishte qenë nënkryetar.

Haradinaj, dje i ftuar në Fronal në T7, ka kritikuar ashpër kryesinë e OVL’së dhe kryetarin e saj, Hysni Gucati, lidhur edhe me qëndrimet se kjo organizatë s’do marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK’së, në rast se, kryeministri i vendit do të jetë aty pjesëmarrës.

‘’Me qëndrimet e kësaj kryesisë së re të kësaj organizate veç nder i bëjnë që mos me iu bashku, në kuptim se çka deri tash kanë prezantu ata. Të japësh lajme që ne s’do të jem se është Albin Kurti… E para kur të thuash se nuk do të marrë pjesë pse është Albin Kurti aty, është ka rren, se u shku vet u taku me Albinin. E dyta, kur s’do të marrësh pjesë se është Albin Kurti aty, s’duhet me i pranu as favoret e Albin Kurtit që ia bën dhëndrit dhe çikës së tij, dihet kush ia ka ngrit dhëndrin në punë, te kush e ka dhe kush ia ka ngrit e avancu’’ ka thënë ai.

Haradinaj, ka akuzuar direkt Gucatin për keqpërdorim të fondeve në OVL, për të cilat, ka thënë se e kanë ‘’zënë shokët’’.

‘’E kanë pasë edhe një protestë OVL, të kujtohet ku e kanë thirrë, a të kujtohet se ‘’jo u shkel kama, jo më shkeli polici’’, a e din pse u bë, se dy ditë përpara iu nxunë hajnia e kryetarit aty, e din e din hajnin që ia kanë nxan shokët aty, brenda organizate keqpërdorime të fondeve qaq sa i kanë’’, ka shtuar ai.

Tutje, Haradinaj, tha edhe se brenda OVL’së sot, ka anëtarë që kanë qenë edhe dëshmitarë ‘’kundër’’ Calit në procesin e këtij të fundit në Hagë.

‘’U thirr protesta, mu shkel kama, shkova në spital, u ktheva, këto janë lojëra të cilat i njoh aty brenda që luhen, lojëra dhe mosguxim i marrjes së përgjegjësisë për të cilën u thirr me u zgjidh. Edhe këta ia paftë hajrin Samia, Ramushi, Remi, se këta e kanë zgjedh, me i rehabilitu njerëzit e vet aty, njëri prej tyre është edhe dëshmitar i Hagës aty, i prokurorit, kundër Calit. Fatmir Sopi, kundër Calit u kanë. Prokuroria nuk fton kërkan për të mirë e të akuzuarit kërkon hiç, çdo dëshmitar i Prokurorisë aty, prokuroria e ka thirr për me ia nxjerr fjalët e tij që i ka thanë dikur ma herët që me akuzu të akuzuarin aty. Dëshmitarët e prokurorisë, kanë mujt asnjë mos me shku, si shumë që s’kanë shku, pse s’u shku Ramiz Lladrovci, u thirr s’u shku, e shumë të tjerë’’, ka vijuar tutje Haradinaj.

Ish-nënkryetari i OVL’së, kritikoi këtë organizatë edhe për raportet me kryeministrin në detyrë, Kurtin, duke thënë se vetë OVL’ja, ia ka mbyll dyert vetë tek Kurti

‘’Kur t’i identifikon edhe veten politikisht kundër Albin Kurtit, i ka ngri marrëdhëniet, ça ka me fol Albini kur t’i ngrijnë marrëdhëniet, këta ia kanë mundësu Albin Kurtit… kur unë i ngrij marrëdhëniet me ty, dhe ti je përgjegjësi, ta lehtësojë ty. Mendoj që OVL s’u dashtë me i ngri marrëdhëniet, po për ditë me e lodh aty të dera. Qysh ka me i pranu Albin Kurti këta, kur nuk shkojnë’’, ka shtuar Haradinaj.

haradinajkanëkeqpërdorim

Të ngjashme

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

16:33
Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

13:21
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima

Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima

12:57
Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president

Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president

12:30

Më shumë nga Lajme

  • 16:34Rama kritikon Çekun për tekstet shkollore: 1 shtatori – pa libra!
  • 16:30Gjyqtarët serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së të plotësojë pozitat e lira
  • 16:29Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar
  • 16:20Nuk u mbijetoi plagëve nga vetaksidenti, ky është 46-vjeçari nga Malisheva që vdiq
  • 16:06Kolona në kufi, këto janë pritjet në pikëkalimet me Kosovë