Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fatos Qerimaj: Uzurpimi i dhunshëm i zyrës sime është sulm ndaj shtetit ligjor

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 18:20
Fatos Qerimaj: Uzurpimi i dhunshëm i zyrës sime është sulm ndaj shtetit ligjor

Fatos Qerimaj ka reaguar publikisht pasi, sipas tij, zyra e tij si Drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) është uzurpuar në mënyrë të dhunshme dhe me urdhër të kundërligjshëm.

Qerimi e ka cilësuar këtë veprim si “akt të papranueshëm dhe të rrezikshëm për rendin institucional”, duke thënë se janë shkelur ligji dhe autorizimet zyrtare, si dhe është cenuar dinjiteti institucional dhe profesional.

Ai ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet të shndërrohen në mekanizma të presionit politik dhe të veprimeve arbitrare ndaj zyrtarëve publikë.

“Uzurpimi i zyrës shtetërore përmes presionit dhe forcës është precedent i rrezikshëm dhe i papranueshëm në një shtet demokratik”, ka theksuar Qerimaj

Reagimi i tij:

REAGIM PUBLIK

Uzurpimi i dhunshëm i zyrës sime me urdhër të kundërligjshëm është sulm ndaj shtetit ligjor!

Sot jam përballur me një akt të papranueshëm dhe të rrezikshëm për rendin institucional, ku me urdhër të kundërligjshëm dhe në mënyrë të dhunshme është uzurpuar zyra ime si Drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe profesional. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të shndërrohen në mekanizma të presionit politik dhe të veprimeve arbitrare ndaj zyrtarëve publikë.

Asnjë vendim i kundërligjshëm dhe asnjë urdhër politik nuk mund të jetë mbi ligjin. Uzurpimi i zyrës shtetërore përmes presionit dhe forcës është precedent i rrezikshëm dhe i papranueshëm në një shtet demokratik.

Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të ndërmarrë urgjentisht veprime ndaj personave përgjegjës për këto veprime të kundërligjshme, të hetojë keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe ndërhyrjet arbitrare në administratën publike, si dhe të mbrojë rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Unë do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të mia dhe për të kërkuar përgjegjësi ndaj secilit person që ka marrë pjesë apo ka urdhëruar këto veprime.

Qytetarët e Kosovës meritojnë institucione që funksionojnë mbi ligjin dhe profesionalizmin, e jo mbi presione dhe uzurpim.

Askush mbi Ligjin!

Fatos Xheladin Qerimi

Drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL)

Fatos Qerimaj

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri
  • 11:56Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
  • 11:55Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushteututën, por që edhe VV nuk e njeh nuk e kemi ditë
  • 11:49Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin
  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s'i kam premtuar pak