Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot nipin e tij Duanin, i cili po trajtohet në Spitalin Pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vizita, siç ka deklaruar Limaj, ka qenë edhe një rikujtim i fuqishëm i punës së përditshme dhe përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe stafit shëndetësor në vend.

“Profesionistët tanë shëndetësorë meritojnë besimin e plotë të qytetarëve, sepse ata e fitojnë atë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë. Por përkushtimi i tyre nuk mjafton pa mbështetjen e shtetit. Sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për investime konkrete, për kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe për kushte më dinjitoze trajtimi për pacientët.

Investimi në shëndetësi është investim në jetën e qytetarëve tanë. Është përgjegjësi e institucioneve që ta mbështesin fuqishëm këtë sektor jetik”.