Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 18:40
Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

Në komunën e Obiliqit, në rrugën “Hivzi Sulejmani”, një familje ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në fillim të këtij viti. Për shkak të vërshimeve, familjes Kajtazi i është rrëzuar edhe një pjesë e murit rrethues të oborrit të shtëpisë.

I dëmtuari Driton Kajtazi, thotë se përveç vërshimeve, dëmet janë shkaktuar edhe nga bllokimi i urave në lumin “Sitnica” dhe hedhja e dheut në shtratin e tij, gjë që ka penguar rrjedhjen normale të ujit.

Kajtazi ka deklaruar për KosovaPress, se si pasojë e kësaj situate, i është dëmtuar kuzhina, derisa mjetet tjera të vendosura në të nuk funksionojnë. Sipas tij, vlera e dëmeve materiale arrin rreth tetë mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet Komunës së Obiliqit, ku do të dorëzojë dëshmitë për dëmet e shkaktuara dhe do të paraqesë ankesë për mbylljen e urave dhe kanaleve.

Ai ka kërkuar nga komuna që të ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar se shkaktar i situatës është faktori njeri.

Pas ankesave të qytetarit, KosovaPress ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Obiliqit, Halil Thaçin. Ai ka bërë të ditur se është formuar një komision i cili po merret me 19 pika problematike ku janë shënuar vërshime.

Thaçi ka deklaruar se komuna ka ndërmarrë veprime konkrete për eliminimin e deponive ilegale, duke theksuar se deri më tani janë larguar 29 të tilla në territorin e komunës së Obiliqit.

Vërshimet e ditëve të para të këtij viti kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të Komunës së Obiliqit, veçanërisht në afërsi të lumit Sitnica.

VERSHIME

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij
  • 17:20Specialja thotë se përgjatë viteve i ka ndërgjegjësuar “njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore” me “informacion transparent”
  • 16:52Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit
  • 16:44Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë
  • 16:44Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën