Një tjetër rast shqetësues raportohet ka ndodhur në prokurimin publik, në sektorin shëndetësor. Kompania Interlab, në pronësi të Betim Sadriut, është përjashtuar nga tenderi i shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 250 mijë euro, pasi ka dorëzuar autorizim të falsifikuar nga prodhuesi kinez Comen Medical.
Tenderi kishte për qëllim furnizimin me pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së, ndërsa kompania Interlab ishte ndër ofertuesit kryesorë në këtë proces.
Sipas njoftimit zyrtar të SHSKUK-së, gjatë verifikimit të dokumenteve është zbuluar se autorizimi i dorëzuar nga Interlab për produktin “Defibrillator with Monitor, AED and External Pacemaker” nuk ishte i lëshuar nga prodhuesi origjinal. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht nga vetë kompania Comen Medical në Kinë, duke vërtetuar se dokumenti ishte i falsifikuar.
“Ju në ofertën e juaj për ITEM A05 keni prezantuar autorizim të falsifikuar nga prodhuesi Comen Medical nga Kina. Kjo është vërtetuar nga vet prodhuesi,” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së drejtuar kompanisë Interlab.
