Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fadil Fazliu: Jusuf Shalaku-Cufa ishte njeri i urtë, gjakftohtë, trim e luftëtar i rrallë i UÇK-së

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 18:30
Fadil Fazliu: Jusuf Shalaku-Cufa ishte njeri i urtë, gjakftohtë, trim e luftëtar i rrallë i UÇK-së

Me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së luftëtarit të lirisë Jusuf Shalaku-Cufa)

Sa herë që vjen muaji tetor, ne të gjallët, do ta përkujtojmë me respekt të veçantë luftëtarin e palodhur për liri, Jusuf Shalakun – Cufën

Sa herë që vjen muaji tetor, ne të gjallët, do ta përkujtojmë me respekt të veçantë luftëtarin e palodhur për liri, Jusuf Shalakun – Cufën.

Ta përkujtosh Cufën, do të thotë të marrësh mësim nga puna e palodhur e tij; do të thotë të ecësh pa hamendje në rrugën e tij të lavdishme. Aty ku ishte rreziku më i madh, aty ishte Cufa, tamam si një uragan i pandalshëm.

Kujdesej për sigurimin e armatimit, për strehimin dhe shoqërimin e shokëve ilegalë nëpër baza të ndryshme, për sigurimin e ushqimit dhe barnave për ushtarët e UÇK-së. Për shkak të punës dhe shkathtësisë së tij, emërohet përgjegjës i logjistikës në guerilen BIA, e cila simbolizonte tri inicialet e dëshmorëve të kombit: Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani. Lufta sa vinte e po bëhej edhe më e ashpër. Cufa ishte gjithnjë në ballë të kësaj lufte.

Mori pjesë në shumë aksione luftarake dhe s’u tremb asnjëherë. Ishte kudo ku e kërkonte lufta, në Prishtinë, Llap, Gollak e Karadak. Këto lëvizje i bënte në kohët më të vështira dhe me pushkë në dorë. I gatshëm të merrte pjesë në çdo aksion, sado i vështirë të ishte. Guximi i madh dhe trimëria e tij të bënin për vete. Cufa shpesh e shoqëronte dëshmorin Bahri Fazliun në emisione shumë të rëndësishëm ilegale.

Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, Jusuf Shalaku – Cufa.

(Autori është vëllai i dy Heronjve të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu, dhe bashkëluftëtar i luftëtarit të lirisë, Jusuf Shalaku – Cufa.)

jusuffazliushalaku-cufa

Më shumë nga Lajme

  • 19:22Haziri: Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i 6 tetorit, kryeministri po sillet si tregtar i pandershëm
  • 19:02Dita e 19-të, vazhdon protesta për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
  • 18:28Kamioni përplas drejtuesin e biçikletës në Pogradec, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës
  • 18:01Duda Balje mahnit në veshje tradicionale
  • 17:57A do të kalojë ligji për Specialen?- Ja çka thotë Hamza