Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 17:40
Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Eurostat, 16.3% e popullsisë së BE-së jeton me të ardhura nën pragun e varfërisë, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, shkruan Euronews.al .

Ndërkohë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve me nivelin më të lartë të rrezikut për varfëri dhe përjashtim social. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se rreth 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, gati dy herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese për familjet me fëmijë, ku niveli i rrezikut arrin në 44.5%.

Sipas statistikave, shumë familje shqiptare e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet bazë të jetesës, faturat mujore apo shpenzime të papritura, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në familje me nivel shumë të ulët punësimi.

Një nga treguesit më alarmantë lidhet me fëmijët. Shqipëria rezulton me nivelin më të lartë në Europë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik varfërie, duke reflektuar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet e reja.

Ekspertët e lidhin situatën me kostot e larta të jetesës, pagat e ulëta dhe emigracionin. Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është reflektuar në mënyrë të barabartë në mirëqenien e qytetarëve, ndërsa diferencat mbeten të theksuara sidomos në zonat rurale dhe familjet me shumë anëtarë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:39Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Presidenten e re të Kosovës
  • 09:29Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes
  • 09:25Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike
  • 09:24Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm
  • 09:24Haziri: Protestat do të vazhdojnë