Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 21:16
Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një nga kandidatët më të avancuar në procesin e zgjerimit.

Schieder theksoi se Shqipëria tashmë ka “një këmbë në kampin evropian”, duke nënvizuar mbështetjen e gjerë publike dhe politike për integrimin evropian.

Sipas tij, mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa objektivi për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 është tashmë një perspektivë realiste.

“Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat”, deklaroi ai.

Eurodeputeti vlerësoi gjithashtu përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve dhe të mos perceptohet thjesht si një proces teknik.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Schieder iu kushtua turizmit të qëndrueshëm, një temë që, sipas tij, është diskutuar gjerësisht në Shqipëri.

“Turizmi i qëndrueshëm është e vetmja rrugë përpara. Turizmi krijon vende pune dhe rritje ekonomike”, tha ai.

Schieder shprehu bindjen se vendi do të vazhdojë të zbatojë këto standarde për të mos rrezikuar progresin e arritur në procesin e integrimit.

Duke folur për sfidat e ardhshme, ai theksoi se zgjerimi nënkupton mbi të gjitha zbatimin e reformave afatgjata që forcojnë shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Si raportues dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, Schieder tha se gjatë vizitave të shumta në vend ka vërejtur një nivel të lartë optimizmi dhe angazhimi nga institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët.

“Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, përfundoi eurodeputeti./TCh

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Vreshtarët e Rahovecit në vështirësi për shitjen e rrushit: Çmimi i ulët, 50 euro mëditja punëtorit
  • 23:32Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”
  • 23:12E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
  • 22:37Shkollat e Mramorit dhe Grashticës gati për 1 Shtatorin, Elshani: Investimet do të vazhdojnë në çdo lagje e fshat
  • 22:36Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime