Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato “një ide të keqe”. Ai thekson se masat janë të padrejta, veçanërisht në krahasim me mungesën e sanksioneve ndaj regjimit të Vuçiqit në Serbi.Disa ditë para përfundimit të mandatit, ish-shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, rekomandoi që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.
Megjithatë, jo të gjitha shtetet e bllokut u pajtuan për heqjen e tyre, prandaj ato vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe sot.Së fundmi, nga Brukseli është bërë e ditur se masat do të hiqen vetëm nëse realizohet një transfer i rregullt i pushtetit në veri.
Ndërkohë, eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar që këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen menjëherë.“Masat kundër Republikës së Kosovës kanë qenë gjithmonë një ide e keqe. Ato duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht. Në Bruksel, disa që më herët nuk ishin plotësisht të informuar për situatën, tani për shkak të zhvillimeve në Serbi po e shohin absurditetin që regjimi i Vuçiqit nuk është sanksionuar, ndërsa Republika e Kosovës është vënë në shënjestër në këtë mënyrë”, deklaroi ai.
