Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Është marrë vendim për asgjësim”, çka tha dje AUV për konsumimin e peshkut momentalisht në Kosovë

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 20:20
“Është marrë vendim për asgjësim”, çka tha dje AUV për konsumimin e peshkut momentalisht në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje doli me një komunikate për media, ku dha detaje duke njoftuar se peshku në tregun e Kosovës momentalisht nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, raporton GazetaDemos.

Në këtë njoftim gjithashtu u bë e ditur se në tregun e Kosovës, importet me ngarkesat me peshk nga disa vende si ShBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vinë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore si garanci nga autoritetet e këtyre vendeve.

AUV gjithashtu bëri të ditur se lloji i peshkut, Merluc, i cili gjendet në treg nuk shitet si produkt i freskët ose i shkrirë.

“Bazuar në vlerësimet shkencore të BE-së dhe legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës(, Pikën D të Kapitullit III të Seksionit VIII të Shtojcës III të Rregullores Nr. 12/2011 Për Përcaktimin e Rregullave Specifike të Higjienës së Ushqimit me Prejardhje Shtazore), produktet e peshkut të papërpunuar duhet të trajtohen në mënyrë adekuate për të eliminuar parazitët që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit. Metodat e rekomanduara përfshijnë ngrirjen në temperatura të ulëta(-18ºC) për periudha të caktuara dhe trajtimin termik në temperatura mbi 60°C, duke marrë parasysh llojin e parazitit dhe trashësinë e produktit”, njoftojnë nga AUV.

Sa i përket praktikave të cilat përdoren në shtete të ndryshme evropiane, ku produktet e peshkut me praninë e parazitëve ose të pa trajtuara mjaftueshëm asgjësohen, për të mbrojtur shëndetin publik, nga AUV thanë se i kanë parasysh dhe për këtë praktikë Komisioni ka marrë vendim për asgjësimin e peshkut, për të siguruar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

“Për këtë çështje kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. lëndës 2025:134825 të datës 12.09.2025 nr. dokumenti 07679680. Në respektim të këtij vendimi, AUV bashkë me kompaninë është duke bërë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe integritetin e tregut ushqimor në Kosovë”, vijohet tutje.

Më shumë nga Lajme

  • 19:08Tasholli thotë se vendimi i Hagës e goditi shtetësinë e Kosovës
  • 18:51Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës
  • 18:49Ftesa për takim me familjet e ish-krerëve, Haxhiu e gatshme t’i vizitojë edhe në shtëpi
  • 18:43Familjarët e Thaçit, Veselit e Krasniqit i kthejnë përgjigje Haxhiut: Presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit
  • 18:36“Hajde edhe ti në shesh”, grafite në Prishtinë me thirrje për protestën e orës 21:00