Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm me strukturat dhe themeluesit e PDK-së në Rogovë të Hasit.
Në takim u diskutua për të kaluarën e përbashkët, sfidat aktuale dhe vizionin për të ardhmen e komunës.
Shabani vlerësoi kontributin e madh që Rogova ka dhënë ndër vite në forcimin e PDK-së dhe në ndërtimin e një fryme politike që i ka shërbyer zhvillimit të vendit.
I plotë:
Me strukturat dhe themeluesit e PDK-së në Rogovë te Hasit zhvilluam një bashkëbisedim të hapur e të frytshëm rreth të kaluarës sonë të përbashkët, sfidave aktuale dhe vizionit tonë për të ardhmen.
