Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka vizituar fshatrat Duzhnje dhe Babaj i Bokës, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje nga qytetarët.
Në këto takime u dha një mesazh i qartë besimi për programin zhvillimor të Shabanit si dhe për kandidatin për Asamblenë Komunale, Ilir Alija.
Shabani theksoi se vizioni dhe përkushtimi i ekipit të tij janë të orientuara drejt sjelljes së ndryshimeve konkrete në jetën e qytetarëve, duke shtuar se Gjakova meriton më shumë dhe më mirë.
