Ervin Shabani, ka reaguar në Facebook duke thënë se buxheti i Republikës së Kosovës është i qytetarëve dhe duhet të përdoret me përgjegjësi e transparencë.
Në postimin e tij, Shabani ka theksuar se çdo euro e mbledhur nga taksapaguesit duhet të kthehet në shërbime më të mira për qytetarët në rrugë, shkolla, spitale dhe institucione që punojnë për njerëzit, jo për interesat e pushtetit.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një qeverisje me vizion të ri ekonomik, përkrahje për bizneset dhe prodhuesit vendorë, rritje pagash në sektorin publik, zbatim të sigurimeve shëndetësore dhe investime në arsim, bujqësi e energji të pastër.
