Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheq me KFOR-in

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 21:34
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheq me KFOR-in

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik” që do të ndihmojë në formësimin e së ardhmes së Aleancës në një kohë të sfidave të shtuara të sigurisë në rajonin euroatlantik.

Në fjalën e tij pas përfundimit të samitit, kreu i shtetit turk përmendi edhe kontributin e vendit të tij në KFOR.

“Do të vazhdojmë komandën e Operacionit të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë, të cilën e morëm në tetor, deri në fund të shtatorit të vitit 2026. Do të komandojmë forcën reaguese të aleancës më 2028-2029”, tha presidenti turk.

Duke theksuar rolin e Turqisë brenda NATO-s, ai tha se vendi komandon forcën e dytë më të madhe tokësore të aleancës dhe për shumë kohë ka shërbyer si gurthemel i sigurisë në krahun juglindor të NATO-s.

“Aktualisht ne komandojmë ushtrinë e dytë më të madhe tokësore të NATO-s. Për dekada të tëra, siguria e krahut juglindor të NATO-s i është besuar kryesisht vendit tonë”, tha ai.

Erdogani tha se Turqia mbetet ndër kontribuesit kryesorë në operacionet, misionet dhe financimin e përbashkët të NATO-s, duke shtuar se avionët luftarakë turq F-16 do të vendosen në Estoni duke filluar nga gushti si pjesë e misionit të Policisë Ajrore të NATO-s.

Për sa i përket vetë samitit, presidenti turk e cilësoi si të suksesshëm.

“E kemi përfunduar me sukses Samitin e NATO-s, të cilin e kemi pritur në vendin tonë për herë të dytë në 22 vjet dhe për herë të parë në kryeqytetin tonë, Ankara”, tha Erdogan në një konferencë për media pas përfundimit të Samitit, raporton Anadolu.

Ai tha se takimi u zhvillua në një moment kritik për sigurinë euroatlantike dhe do të ketë rëndësi afatgjatë për Aleancën.

“Ky samit historik, të cilin e organizuam në një kohë kur siguria euroatlantike po vihet në provë, është zhvilluar në një mënyrë që do të formësojë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Erdogan gjithashtu theksoi kapacitetet ushtarake dhe ato të industrisë së mbrojtjes të Turqisë, duke thënë se vendi është përpara shumë aleatëve të NATO-s në fusha kyçe.

“Sot, për sa u përket shpenzimeve të mbrojtjes, kapaciteteve ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes që i mbështet ato, ne jemi shumë përpara shumë aleatëve”, tha presidenti turk

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 15:05Protestuesit në Han të Elezit djegin goma në shenjë proteste ndaj SharrCem
  • 14:50Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
  • 14:21Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret