Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 16:20
Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në komunën e Lipjanit, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, ka ndërruar jetë pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Për GazetaDemos njëra nga mjeket e emergjencës ka përshkruar momentin kur ekipi i saj arriti në vendngjarje:

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje prej stacionit policor, ora ka qenë rreth 00:00 pas mesnatës, jemi përgjigj kanë thënë që janë disa persona të alkoolizuar edhe ka një përleshje fizike mes tyre na kanë dhënë adresën edhe kemi shkuar. Tash, në momentin që kemi mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ka qenë personi i cili ka ndërruar jetë, ka qenë duke u mbajtur nga një polic, ka qenë në pozitë ulur me kokë poshtë dhe i prangosur. Jemi afruar tek pacienti, kanë kërkuar një kolicë, iu kemi thënë që nuk kemi kolicë por kemi lesë në autoambulancë, ne kemi shkuar si ekipë qysh shkojmë edhe kanë thënë okej merreni lesën, e kemi marrë lesën, e kemi shtrirë pacientin edhe e kemi fut në autoambulancë. Në momentin që është futur në autoambulancë pacienti unë kam hyrë brenda, për shkak se jashtë nuk kam pasur çasje direkt me të, shkaku që nuk më është dhënë hapërisa, edhe prej policisë edhe ka pasur shumë qytetarë për rreth”, deklaroi ajo.

Sipas saj, nuk ishte informuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo të vdekur.

Deklarata e plotë:

Gazeta Demos ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Zejnullahut.

PAMJE EKZKLUZIVE: Momenti i arrestimi

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Demos se personi i ndjerë dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte sjellë në mënyrë të rrezikshme për sigurinë publike.

Ngjarja tashmë është nën hetim nga organet përkatëse, ndërsa pritet edhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë