Komuna e Drenasit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pa shkaktuar lëndime në njerëz, por pema e rrëzuar ka penguar qarkullimin dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, ka reaguar me shpejtësi, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrë për largimin e pemës së rrëzuar”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se ekipet kanë punuar në kohë të shkurtër për të pastruar hapësirën dhe për të rivendosur normalitetin.