Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Epstein”, çifti Clinton refuzon dëshminë/ Nuk paraqiten në Komitetin e Senatit të SHBA

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 19:22
“Epstein”, çifti Clinton refuzon dëshminë/ Nuk paraqiten në Komitetin e Senatit të SHBA

Ish-presidenti Amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kanë refuzuar zyrtarisht të paraqiten për të dëshmuar para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin Amerikan, ne hetimin që po kryhet për trafikantin seksual Jeffry Epstain. Ky injorim mund te rrezikoje qe çifti te shpallen fajtor dhe te dënohen per përbuzje te Kongresit Amerikan.Cifti Clinton ishin caktuar të paraqiteshin për dëshmi me dyer të mbyllura të martën dhe të mërkurën në Kapitol Hill.

Por, sipas një letre të avokatëve të ciftit Clinton drejtuar kryetarit të komitetit te Senatit Amerikan, dyshja nuk do te paraqiten per te deshmuar.

Letra, e siguruar nga POLITICO, thekson se Bill dhe Hillary Clinton kanë dhënë tashmë të gjithë informacionin që kanë lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vjetësh për pjesëmarrjen në skemën e trafikimit seksual.

Avokatët e ciftit Clinton e kanë cilësuar hetimin si “asgjë më shumë se një taktike për të turpëruar rivalët politikë, sipas udhëzimeve të Presidentit Trump”. Ata gjithashtu mohuan kërcënimet ligjore, duke argumentuar se thirrjet për paraqitje “nuk lidhen me një qëllim të vlefshëm legjislativ” dhe për këtë arsye janë “jo të vlefshme dhe të pamundura për t’u zbatuar ligjërisht”.

Kryetari i Komitetit, James Comer, i cili është republikan nga Kentucky, njoftoi të martën se një votim për të shpallur Bill Clintonin në përbuzje të Kongresit do të zhvillohet gjatë sesionit të komitetit javën e ardhshme. Një votim i ngjashëm mund të zhvillohet edhe për Hillary Clinton, nëse ajo nuk paraqitet të mërkurën.

Ndërsa fuqia për të shpallur dikë përbuzes të Kongresit përdoret rrallë, pasojat mund të jenë nga simbolike deri te detyrimi për vuajtje burgu. Historia tregon se administrata Trump nuk ka hezituar të veprojë ndaj kundërshtarëve tëtyre , duke përfshirë përpjekjet për të përfshirë Bill Clintonin në hetimet për Dosje Epstein, pas publikimit te qindra mijera faqeve prova mbi kete ceshtje.

Në të kaluarën, dy bashkëpunëtorë të Trump, Steve Bannon dhe Peter Navarro, u dënuan me burg për mosbashkëpunim me thirrjet e një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol. / abcnews.al /

Më shumë nga Lajme

  • 17:57Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia jep detaje
  • 17:48Mateo poston këtë FOTO, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen
  • 17:45Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli
  • 17:44Gjini: Sipas informatave të mia Kurti s’do të thërras seancë deri në shtator, nëse LDK është pjesë e kësaj më vjen keq
  • 17:29Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë