Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars jë parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.
“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.
