Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Familja Jashari luftoi deri në fund për liri

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 09:38
Epopeja e UÇK-së, Kurti: Familja Jashari luftoi deri në fund për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përkujtimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka theksuar rëndësinë historike të qëndresës së familjes Jashari në Prekaz.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë, ai tha se sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përfaqëson një moment vendimtar në vetëdijen kombëtare dhe në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë.

“Epopeja e UÇK-së përfaqëson një kthesë vendimtare në vetëdijen tonë kombëtare dhe në bashkimin tonë popullor drejt lirisë dhe pavarësisë. Në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ndodhi një përballje aq e pabarabartë, por me domethënie kaq të jashtëzakonshme. Në analet e historisë së Evropës nuk mund të gjendet një rast i vetëm ku për tri ditë e tri net rresht një familje liridashëse autoktone i bën rezistencë një shteti policor dhe okupator. Edhe pse familja Jashari ishte e rrethuar nga mijëra forca të pajisura me makineri të rënda, ata luftuan dhe qëndruan deri në fund, duke dhënë jetën e tyre për lirinë e të gjithëve ne”, u shpreh kryeministri.

“Për këtë familje kishte kuptim vetëm një gjë – liria, sepse asgjë nuk është më e vlefshme se ajo. Burrat, gratë dhe fëmijët vendosën të mos ndaheshin nga Adem Jashari. Ata qëndruan bashkë, nga bindja se liria kërkon sakrificë, e cila nis nga vetja”, shtoi Kurti.

Pos kësaj mbledhjeje, do të mbahet edhe seancë solemne e Kuvendit të Kosovës e cila nis në orën 10:00.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë