Entuziazëm i jashtëzakonshëm është parë në takimin e sotëm në Kraishtë për kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës, Imri Ahmeti.
Kraishta e priti me përkrahje të madhe Ahmetin, përkrahje kjo të cilën ky i fundit e vlerësoi duke thënë se është përkthim i punës së tyre në këto vite.
“Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje, vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe!”, tha ai.
