Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 19:56
“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar qasjen politike të Albin Kurtit, duke deklaruar se përçarjet e krijuara brenda shoqërisë kosovare, me diasporën dhe me shqiptarët në rajon, sipas tij, nuk janë të rastësishme.Në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Abazi tha se Kosova ende nuk e ka parë se çfarë mund të ndodhë në vend nëse vazhdon, siç e quajti ai, kjo “mendësi politike”.

Sipas tij, konfrontimi politik që, siç pretendon ai, po kërkohet nga Kurti është pjesë e përgatitjes për një përplasje më të madhe.Unë mendoj që hala s’kemi parë çka ka me ndodhë me këtë vend nëse lejohet krejt kjo mendësi politike e cila është instaluar si ide e shpresës se çka është ka bënë me fuqinë politike elektorale, domethënë unë mendoj që këtu konfrontimi të cilin po e kërkon zotëri Kurti është në përgatitje do të thotë gjella e tij për një përplasje më të madhe sepse përçarja e ka një qëllim. Përçarja nuk është qëllim në vetvete. Përçarja që është futur në popull brenda në Kosovë, përçarja me diasporën, përçarja me shqiptarët e Maqedonisë, përçarja me qeverinë e Shqipërisë, e ka qëllimin e vet”, deklaroi Abazi.

Abazi kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të institucioneve të Kosovës nën qeverisjen e Kurtit.Unë e kam thënë në mënyrë të vazhdueshme prej momentit të parë kur e kam parë që realisht gjithë jeta institucionale, strukturat institucionale janë vnuar në shërbim të një axhende të cilën Kurti e ka mbajtur të mbyllur për vete dhe çdo herë kur ka ju ka krijuar mundësia i ka shti në përdorim servilët për me zbatu, e kam parë që këtu nuk ka realisht funksionim, nuk ka qëllim për me funksionuar shteti”, tha ai.

Sipas Abazit, institucionet nuk janë përdorur për funksionimin e shtetit, por për zbatimin e një agjende politike.

kemiabazipërçarja

Të ngjashme

Abazi për rigjykimet e rasteve të korrupsionit: Ekziston edhe rreziku i parashkrimit

Abazi për rigjykimet e rasteve të korrupsionit: Ekziston edhe rreziku i parashkrimit

21:13

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Vdes vëllai i deputetit kosovar
  • 21:47Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
  • 21:18“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
  • 21:18“Qeveria është e frikësuar nga humbja e Vuçiqit”, Thaçi: S’ka ligj serioz të gjuhës shqipe pa buxhet
  • 20:58Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë viziton Bajqinovcin