Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para fillimit të protestës së paralajmëruar për orën 21:00 kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në shesh është sjellë edhe një flamur gjigant kombëtar, me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë brohoritur “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”.