Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emri që trazoi presidenten: Cila është historia e gjyqtarit Radomir Llaban?

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 09:40
Emri që trazoi presidenten: Cila është historia e gjyqtarit Radomir Llaban?

Emri i tij trazoi sërish opinionin publik në Kosovë. Pasi u caktua gjyqtar raportues në çështjen që e dërgoi presidentja në Gjykatën Kushtetuese, Radomi Llaban, u rikthyer në vëmendje për t’u diskutuar emri dhe e kaluara e tij.

Historia e Llaban

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018. Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoit ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Çka tha Osmani?

Në një konferencë për media, presidentja Osmani njoftoi se e ka tërhequr çështjen e saj.

Ajo pati kritika të mëdha ndaj këtij gjyqtari.

Në një konference për media, ajo ka thënë se Kosovës do t`i bëhej më shumë dëm se dobi, nëse gjyqtarit Radomir Llaban, do të vendoste për këtë çështje.

“Ky ka qenë një rast i rëndësishme, sepse nëpërmjet tij do të qartësoheshin një sër temash të rëndësishme për institucionet e Kosovës, jo vetëm për këtë mandat, po edhe për mandatet e ardhshme. Megjithatë, më shumë dëm do të bëhej sikur ne t`i mbyllnim sytë dhe të pretendonim se asgjë nuk ka ndodhur me caktimin një gjyqtari, për të cilin i kemi marrë informacionet që i kemi marrë. Ne nuk mund t`i mbyllim sytë para informacioneve të tilla, të cilat janë jashtëzakonishtë shqetësuese. Pra, nuk janë informacione të thjeshta, janë informacione jashtëzakonisht shqetësuese për personin në fjalë. Prandaj, kemi vlerësuar se do të bëj më shumë dëm se sa dobi në qoftë se lëmë lëndën në duart e një gjyqtarit raportues, i cili, siç e thash edhe e trason rrugën përpara”, ka thënë Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 13:31IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
  • 13:31Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën