Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 17:10
Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës, gjë që ka ngjallur pakënaqësi të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili i ka mbuluar shenjat, para se policia t’i hiqte mbulojat.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kundërshtojnë çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës.

“OVL UÇK, kundërshton çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës. Plagët e luftës mbeten të hapura. Mijëra familje ende vajtojnë të vdekurit dhe kërkojnë të zhdukurit. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim”. Në reagim thuhet se plagët e luftës mbeten të hapura dhe se asnjë qeveri s’ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim.

“Është dorëzim. Kosova ka heronjtë e saj. Atyre u takon nderi që mbart kjo tokë. Kur vetë institucionet të cilave u është besuar sovraniteti qoftë edhe nëse shqyrtojnë nisma të tilla, ato dështojnë në qeverisje dhe tradhtojnë të gjallët bashkë me të vdekurit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 14:22KRU “Prishtina”njofton: Uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum
  • 14:17Gjykata merr vendim për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren
  • 14:14IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim
  • 14:13Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
  • 14:07Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore