Politologia Donika Emini ka thënë që Franca është e frustruar që Kosova nuk ka arritur të miratojë Planin e Rritjes.
Përpos kësaj, ata janë të pakënaqur edhe me mënyrën se si Kosova i është qasur BE-së.
“Ka pasur frustrim nga ana e Francës në mënyrën se si Kosova i është qasur BE-së, dialogut, por edhe planit të rritjes, sepse në Francë ka frustrime që Kosova nuk ka arritur që ta miratojë këtë plan në Parlament, sepse nuk ka pasur një parlament legjitim”, ka deklaruar Emini në Info Magazine të Klan Kosovës.
