Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 08:12
Elezi: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale

Sot, në orën 23:59 përfundon afati 38 ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Ky lajm është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se deri në përfundim të ditës së sotme, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose (2) përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Sipas Elezit, “vetëm shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për votim nga jashtë vendit do të mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor 2025”.

Më tej, ai ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për votim jashtë vendit, do të largohen nga Lista e Votuesve brenda në Kosovë.

“Është detyrim ligjor për KQZ-në që shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, t’i largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në Listën e Votuesve jashtë Kosovës”, sqaroi Elezi. Por, çfarë ndodh me shtetasit që nuk regjistrohen për votim jashtë Kosovës?

“Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk janë regjistruar për votim me postë, janë në Listën e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Të dhënat për adresën e Qendrës së Votimit mund të shikohen këtu: https://qv.kqz-ks.org”, ka sqaruar Elezi.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar
  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale