Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 18:00
Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve dhe numërimi i votave të kandidatve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

“Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 21 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,788 nga 2,498 vendvotime apo 71.65%”, ka thënë Elezi.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5). E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21). E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); dhe 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75).

Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 17 QKN-të tjera: Leposaviq (21/25), Istog (56/60), Fushë Kosovë (43/62), Skenderaj (57/71), Malishevë (46/72), Drenas (60/73), Lipjan (67/83), Suharekë (59/86), Vushtrri (58/89), Mitrovicë e Jugut (80/100), Podujevë (80/103), Gjilan (64/127), Pejë (97/135), Gjakovë (84/144), Ferizaj (101/146), Prizren (101/232), Prishtinë (82/262).

Zgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë