Të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për media.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënësit të KQZ-së, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr nga vendvotimet dhe janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

Në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike është bërë në vendvotime menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të zhvillohet në Qendrat Komunale të Numërimit.