Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Do bëjmë përpjekje maksimale për të numëruar 33,258 mijë zarfet nga diaspora

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 20:20
Elezi: Do bëjmë përpjekje maksimale për të numëruar 33,258 mijë zarfet nga diaspora

Në konferencën që mbajti për media, Valmir Elezi nga KQZ-ja bëri të ditur se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës.

Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të këtë raport të veçantë.

Nga votat me kusht pritet të numërohen 2,119 zarfe, derisa nga diaspora, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.

“Sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime”.

“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258”.

“Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, tha Elezi.

Pas katër javësh mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në komunat ku ka balotazh.

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës
  • 12:516 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim
  • 12:40Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel
  • 12:32Kurti përmend unitetin ndaj gjyqit të Hagës teksa flet për sfidën e presidentit: S’është e mençur të hyjmë në rivalitet të fushatës
  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje