Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) po vazhdon ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues të subvencioneve për vitin 2026.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR FERMERË
Po vazhdon ekzekutimi i pagesave direkte për fermerët
28 tetor 2026
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton se po vazhdojnë me ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues në kuadër të programit të subvencionimit.
Nga shuma e përgjithshme e ekzekutuar, pagesat janë realizuar si në vijim:
Në sektorin e blegtorisë: 1 mijë e 712 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 1,266,330.00 €
Për sipërfaqet bujqësore: 10 mijë e 973 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 14,438,034.26 €
Biznese: 294, me vlerë të përgjithshme prej 1,289,050.36 €
Listat e përfituesve janë publikuar në uebfaqen zyrtare të Agjencisë në këtë link: https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve
Njëkohësisht, AZhB njofton se po vazhdon punën intensive për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në kuadër të këtij procesi, ku kanë aplikuar gjithsej 33 mijë e 460 fermerë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mbeten të përkushtuara në realizimin e pagesave dhe mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.