Nagavci thotë se pagesat janë ekzekutuar për 120.425 aplikues.
“Të dashur prindër, Që kur është hapur aplikimi, më 15 gusht përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të. Sot kemi filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.
Aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka deklaruar ajo.