Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekzekutohen pagat e muajt tetor e nëntor në RTK

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 17:19
Ekzekutohen pagat e muajt tetor e nëntor në RTK

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor për punëtorët e transmetuesit publik, pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kjo u mundësua falë përpjekjeve intensive institucionale për të nxjerrë RTK-në nga situata e rënduar financiare, e shkaktuar nga mungesa e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës. E di që kjo periudhë ka qenë sfiduese për institucionin tonë, dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që, me besim, durim dhe përkushtim, kanë kontribuar në ruajtjen e funksionimit të RTK-së”, ka shkruar Hundozi. Ai ka thënë se gjatë këtij viti është punuar në rrethana të jashtëzakonshme, duke u përballur me sfida të rënda financiare.

“Megjithatë, puna ka vazhduar me avancime të dukshme në raportet me punëtorët, forcimin e ligjshmërisë dhe hapjen ndaj bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Pas konstituimit të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare, do të angazhohemi maksimalisht për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme për financimin, pronën dhe çështjet e tjera jetike për RTK-në”, ka shkruar tutje Hundozi.

Ai ka thënë se kanë vizion të qartë dhe konkret për të ardhmen e RTK-së si një transmetues i mirëfilltë publik dhe do të punojnë me vendosmëri e përkushtim për ta realizuar atë

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales