49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai ishte dënuar me 3 vjet e 10 muaj burgim dhe me një gjobë prej 4000 eurove.
