Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eksperti mjeko-ligjor: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga një distancë rreth 2-5 cm

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 10:14
Eksperti mjeko-ligjor: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga një distancë rreth 2-5 cm

Eksperti mjeko-ligjor Naim Uka po deklarohet në seancën e sotme që po mbahet ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tha se është konstatuar se distanca e qitjes ka qenë rreth 2 deri në 5 cm.

“Në bazë të provave mjeko-ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet rreth 2 deri në 5 cm”, tha ai në gjykatore.

Naim Murseli dhe të tjerët janë sjellur të prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie në gjykatë.

Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Më shumë nga Lajme

  • 15:21Pjesë e listës së zezë, këta janë katër personat që nuk iu lejohet ta vizitojnë Thaçin në Hagë
  • 15:19Familjari i Afrim Bunjakut: Presim që çlirimtarët të lirohen dhe të kthehen në vendlindje
  • 15:18Dyshohet se mori qindra euro ryshfet nga bizneset në Rahovec, arrestohet i dyshuari
  • 14:36Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 14:34PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!